Meta: Qëndrimet e Ramës për Kosovën janë skandaloze, bën avokatinë e serbëve

Meta: Qëndrimet e Ramës për Kosovën janë skandaloze, bën avokatinë e serbëve

21:14, 04/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin ‘Ora e Betit’ në Ora News ku foli për aktualitetin politik në vend si dhe për ngjarjet në Kosovë.

Meta tha se qëndrimet e Ramës për ngjarjet në Kosovë janë skandaloze të cilat bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serb

‘Rama është shquar për qëndrime skandaloze që nuk refelektojnë qëndrimet që duhet të ketë Shqipëria. Bëjnë avokatinë e ultrancaionalistëve serb. Në pak ditë që kur ndodhi sulmi në Kosovë, kemi tre qëndrime. Qëndrimi i parë kur konflikti vazhdonte, kemi një reagim të Ramës kur bëte thirre për konferencë paqeje.

Së dyti, kemi qëndrimin tjetër që KFORI të marrë kontrollin e veriut të Kosovës, kur Kosova e ka ekskluzivitet sigurinë në Kosovë. Qeveria Shqiptare shumë rrallë ose asnjëherë nuk e ka përmendur gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Dhe qëndrimi i tretë që Kosova është tokë e askujt’, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco