Lajmi i fundit

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

VIDEO-SYRI TV/ Butrinti me koncesion, Zhupa: Është cenuar Kushtetuta. I kemi kërkuar UNESCO-s mendim

20:51, 04/10/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur pas seancës së gjatë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me çështjen e koncesionit të Butrintit, që i jepet një OJF-je të huaj.

Zhupa tha për mediat se, me këtë koncesion është cenuar kushtetuta dhe Konventa e Parisit.

Ndërkaq, Zhupa është shprehur se, është kërkuar edhe mendimi i UNESCO-s në lidhje me këtë ligj të qeverisë shqiptare.

‘Unë sot dua të ju njoh me atë që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese, palët parashtruan argumentet e tyre. Ne i qëndruam faktit se duhet të zbatohet vendimi i ndërmjetëm i Gjykatës Kushtetuese që e detyron Këshillin e Ministrave që të depozitojë të gjitha provat të lidhura me UNESCO-n dhe unë mendoj se Kushtetuesja nuk mund të zhbëjë vendimin e vet dhe Këshilli i Ministrave nuk mund të fshihet  në këtë proces kushtetues nga detyrimi për të sjellë çdo komunikim me UNESCO-n.

Ne kemi marrë disa copa letrash, ku thuhet se janë zhdukur dokumentet, ne i jemi drejtuar UNESCO-s për marrjen e një mendimi nëse është në përputhje ky ligj me konventën e Parisit dhe qëndrimi që ka UNESCO në lidhje me këtë ligj.

Çudia që ndodhi sot ishte se një nga palët e interesuara në këtë proces, ndryshoi qëndrim. Falenderojmë Avokatin e Popullit që i qëndroi qëndrimit të vet dhe nuk i ndryshoi parashtrimet e veta. Por jam e zhgënjyer dhe e surprizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që sot ka humbur besueshmërinë si një organ i pavarur, pasi ndryshe nga qëndrimi që kishte sjellë në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkonte rrëzimin e ligjit, KLSH ndryshoi qëndrim sepse kështu kishte marrë një komunikim nga Elva Margariti. Komunikimi mendoj unë nuk është asgjë tjetër veç një kërcënim.

Ajo që u konkludua në fund nga gjykata, ishte se ne do ta vazhdojmë gjykimin deri në fund  dhe kemi afat deri në 6 tetor që të paraqesim të gjithë listën e provave që kërkojmë dhe të gjitha pyetjet që i kemi drejtuar palëve dhe do të marrim pyetjet që na kanë drejtuar dhe të paraqesim të gjitha përgjigjet me shkrim që sot ishin në konsultimin publik.

Dua të garantoj çdo qytetar shqiptar është se Butrinti do të fitojë, ne këtë betejë do ta fitojmë. Kushtetuesja do të jetë deri në fund përballë fakteve dhe provave të pakundërshtueshme se si është cenuar Kushtetuta, Konventa e Parisit, Karta e Autonomisë vendore dhe se si rrezikohet identiteti dhe trashëgimnia jonë kombëtare me këtë koncesion famëkeq në Butrint’, tha për mediat deputetja e PD, Ina Zhupa nga Gjykata Kushtetuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco