Lirohet Milan Radoiçiç/ Taulant Elshani: Duhet të kalohet në sanksione konkrete ndaj Serbisë

20:29, 04/10/2023
A+ Aa A-

Taulant Elshani, hulumtues në Institutin 'Octopus', i ftuar në Edicionin e orës 19:00 në Syri Tv, komentoi lirimin 24 orë pas arrestimit të Milan Radoiçiç.

Elshani u shpreh se duke qëne se është e qartë se gjithçka ishte e përgatitur nga Serbia, ky sulm terrorist duhet të pasohet me sanskione të ashpra ndaj Serbisë.

Është provuar tashmë se ky krim ka qenë i lidhur, i  përgatitur dhe i sponsorizuar nga Serbia dhe unë mendoj se kjo duhet të pasohet me sanksione të ashpra dhe të vendosura ndaj Serbisë si shtet, dhe Vuçiçit dhe qeverisë së tij.

Deri tani kemi parë një sensibilizm të konsiderueshëm të komunitetit ndërkombëtar, por unë mendoj që duhet që me vendosmëri  të kalohet në sanksione konkrete, sidomos me pezullimin e proceseve integruese për Serbinë dhe presionin ndërkombëtar mbi Serbinë, për dorëzimin apo ekstradimin e terroristit Milan Radoiçiç në autoritetet e Kosovës.

Në fakt, gjatë këtyre dy dekadave të fundit, Serbia nuk ka lënë marrëveshje pa shkelur me Kosovën, si marrëveshjet dypalëshe që janë bërë nga proceset negociuese ne Bruksel, dhe si marrëveshjet e ndërmjetësuara nga etnitetet e tjera, pra në vazhdimësi ne jemi dëshmitarë që Serbia jo vetëm nuk i respekton, por i përdhos këto marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco