Vjedhja e TIMS/ Progni: Si u vetëakuzua ministri Taulant Balla në deklaratë

19:58, 04/10/2023
A+ Aa A-

Eksperti i IT, Gent Progni i ftuar në Edicionin e orës 19:00, në SYRI TV,  komentoi deklaratën e fundit të ministrit të brendshëm Taulant Balla, mbi vjedhjen e të dhënave TIMS.

''Dua të siguroj qytetarët se të dhënat e sistemit TIMS janë të mbrojtura’’, ishte deklarata e Ballës, që për ekspertin Progni ishte një vetëfajësim nga ana e minstrit.

Ishte një moment që u vetëfajësua kur tha siguroj dhe qytetarët e tjerë jo shqiptarë, që të dhënat e tyre janë të ruajtura.

Këtu është një pikë shumë kulminante sepse kemi ndërhyrjen e shefit merikan, ambasadës që ka kërkuar llogari për këtë gjë.

Dhe së dyti, në teknologji nuk mund të flasësh me fjalë. Ministri duhet të dilte dhe të tregonte si është bërë check-in i të gjithë të dhënave në server, çfarë ka dalë nga check-in i të gjitha?

Çfarë ka dalë nga mbikqyrja e user-it të zotërisë Ervin Muça që ka ndërhyrë në server?

Çfarë ekporti është bërë dhe në çfarë pajisje është bërë eksporti ?

Këto janë disa nga përgjigjet që mund të japë një ministër. Nuk mund të thotë një ministër që ''ju siguroj që të dhënat tuaja janë të ruajtura'', se kështu na thotë dhe AKSHI përdit që të dhënat tona janë të ruajtura, ndërkohë që ata dalin përdit në publik.

Pra, ministri duhet të flasi me fakte teknike ose të paktën të kishte ftuar zotërinë që i ka dalë emri dhe është akuzuar publikisht aty dhe të jepte përgjigje me fakte teknike se çfarë ka dalë nga hetimi, nga log-inet e serverit, etj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco