Diplomati shqiptar Agim Nesho flet për prestigjiozen amerikane 'Fox News': Serbia si Rusia, kërkon pushtim të Kosovës

Diplomati shqiptar Agim Nesho flet për prestigjiozen amerikane 'Fox News': Serbia si Rusia, kërkon pushtim të Kosovës

22:30, 03/10/2023
A+ Aa A-

Media prestigjioze amerikane 'Fox News' i ka kushtuar një editorial të hollësishëm trazirave në veri të Kosovës.

Chris Massaro ka shkruar një artikull mbi frikën se Serbia do të nisë një pushtim të 'stilit rus' në Kosovën fqinje, teksa ka cituar edhe diplomatin shqiptar Agim Nesho.

“Dëshmi të reja nga Kosova që forcojnë pretendimet se presidenti i Serbisë kishte dijeni për një sulm të paramenduar që vrau një polic javën e kaluar, kanë ndezur tensionet midis dy vendeve ballkanike.

Të paktën 30 persona të armatosur hapën zjarr ndaj policisë në fshatin Banjskë të mbizotëruar nga serbët në veri të Kosovës dhe më pas sulmuan një manastir ortodoks, duke vrarë një oficer policie dhe duke plagosur dy të tjerë. Policia e Kosovës konfiskoi 24 automjete SUV, 29 granatahedhës antitank, 150 dinamitë shpërthyes, 142 predha mortajash, 75 granata dore, shtatë granatahedhës raketash dhe tetë mina antitank.

'Ky ishte një incident i paramenduar, siç e ka pranuar edhe vetë lideri serb i Kosovës, Radoiçiq. Arsenali masiv i armëve të sekuestruara, mjaftueshëm për të nisur një luftë të vogël, e vërteton këtë fakt dhe tregon sërish se regjimi i Vuçiqit në Serbi vepron si sponsor shtetëror i terrorizmit dhe po punon për të krijuar pretekste të ngjashme me Putinin për pushtimin e veriut të Kosovës', tha Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA dhe OKB, dhe analist kryesor”, shkruan Fox News.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco