Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

VIDEO/ Manjani: ODIHR thotë se zgjedhësit nuk ishin në lista në 30% të qendrave të votimit

22:10, 03/10/2023
A+ Aa A-

Duke komentuar raportin e OSBE-ODIHR, Ylli Manjani është shprehur se 30% e qytetareve nuk kanë votuar dot sepse u kishin ndryshuar qendra e votimit.

Deklarata Ylli Manjani i bëri gjatë emisioni ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV.

‘ODIHR i ka hyrë shumë thellë disa gjërave që as opozita nuk i ka kapur. Listat e zgjedhësve, një fenomen gangrenë prej 30 vitesh në zgjedhje. Ata kanë parë me sytë e tyre në 30 % të qendrave të votimit kanë vajtur njerëz dhe janë larguar nga qendra e votimit pa votuar dot sepse nuk e gjenin emrin në listë.

E thotë ODIHR këtë, as opozita nuk e ka thënë.

Ka folur për këtë problem vetëm Oerd Bylykbashi, por që u sfumua nga deklarimet politike. Por në të vërtetë, ODIHR e ka matur këtë gjë dhe të ka thënë se edhe listat e zgjedhësve janë me defekte.

Detyra e një shteti është që të ja lehtësojë punën zgjedhësit, sepse vetëm atë ditë ka për të zgjedhur që të jetë sa më i lirë të jetë e mundur, pa presion, sepse është i tmerrshëm presioni se ke shtetin në shpinë.

Dhe atë ditë me gjithë këtë presion, të shkosh në qendrën tënde të votimit dhe nuk e gjen emrin, interesi bie. E thotë ODIHR këtë’, deklaroi Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco