Ndal evazionit fiskal! Vjedhja e arkës së shtetit, është monopol i Edi Ramës!

Ndal evazionit fiskal! Vjedhja e arkës së shtetit, është monopol i Edi Ramës!

14:20, 03/10/2023
A+ Aa A-

Evazioni fiskal është vjedhje, që realizohet përmes shmangies së paligjshme të detyrimeve.

Si çdo vjedhje, evazioni dëmton por, specifikisht dëmton arkën e shtetit që dmth na vjedh nga pak të gjithëve.

Sa na vjedh evazioni fiskal në mënyrë të paligjshme?

Na vjedh, shumë më pak nga ç'na plaçkit në mënyrë të ligjshme Edi Rama prej 10 vjetësh, me VKM, me "PPP", me "Bord Çmimesh" dhe me çdo lloj të padëgjuare më parë, pikërisht duke futur duart në arkën e shtetit...

Pse u kujtua sot për evazionin fiskal?

Sepse vidh e vidh, arka e shtetit nuk po ka më ç't'i marrësh... ndaj Qeveriu duhet patjetër të ndalë "konkurencën" në vjedhjen e arkës së shtetit...

Arka e shtetit, me gjithë ç'ka brenda, tashmë është "hipotekuar" tek "investitorët strategjikë", përfituesit e PPP-ve me shërbime që nuk na duhen, inceneratorëve që nuk djegin, sterilizimit që nuk sterilizon, anijeve central që nuk prodhojnë energji...

Biznesi, qoftë dhe ndërtimi me miliardat që xhiron, vjedhjen që na bën përmes evazionit fiskal e ka edhe nga halli, nga pasiguria juridike e financiare që shkakton Qeveriu duke shkatërruar tregun e mallrave dhe të parasë.

Në një farë mënyre, ka të njëjtin hall me ne, bën një "vjedhje preventive" që të sigurojë mosfalimentimin, duke imagjinuar skenarin më të keq që mund t'i shpikë një mëngjes të bukur Edi Rama, përmes një vjedhjeje ... me ligj...

Mirëpo e keqja nuk ka fund, thotë i vjetri... e kësisoj edhe "vjedhja preventive" e biznesit nuk ka si të ketë...

Në çdo vend normal ka evazion fiskal madje është i parashikueshëm e i matshëm pothuaj saktësisht.

Praktikisht, është një e keqe bashkëudhëtare e ekonomisë së tregut të lirë, të cilën ka për detyrë ta parandalojë... qeveria...

Në kushtet kur qeveria vjedh më shumë se të gjithë evazorët të marrë së bashku, madje së pari vjedh vetë evazorët, evazioni fiskal kthehet në "vjedhje për vetëmbrojtje", në kushtet e nevojës ekstreme..

Që domethënë "amnistohet" moralisht, madje dhe ligjërisht...

Deri dje, evazorët na vidhnin në bashkëpunim me Qeveriun, duke e financuar në fushata elektorale me një pjesëz nga ajo që na vidhnin ne, duke vjedhur arkën e shtetit.

Sot nuk është më kështu!

Vjedhja e Arkës së Shtetit, nga sot është monopol i Edi Ramës!

Praktikisht jemi në kushtet ku evazorët, ata që na vjedhin përmes vjedhjes së arkës së shtetit, dhe ne të vjedhurit, jemi në të njëjtën barkë...

Na bie më mirë të bëhemi bashkë, e të shkatërrojmë monopolin e vjedhjes së arkës së shtetit nga 1 individ!

Ai quhet Edi Rama, dhe të gjithë e dinë, përfshi edhe ata që sot ishin në takim me të, dhe merrnin leksione se sa e dëmshme është... vjedhja e arkës së shtetit...

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco