SYRI TV/ Kanabisi futet në listën e barnave mjekësore, debate mes maxhorancës e opozitës te ‘Ligjet’

14:14, 03/10/2023
A+ Aa A-

Projektligji që përfshin kanabisin në listën e barnave mjekësore  nxiti debate mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. Demokratët akuzuan qeverinë se po përdor komisionet parlamentare për cilësimin e kanabisin si lëndë e lejuar mjekësore, ndërsa ngritën shqetësimin për fenomenin e tullumbaceve me helium në baret e kryeqytetit. pavarësisht kundërshtive, mazhoranca i kaloi me votat e saj ndryshimet ligjore

Nga SYRI TV

Kategorizimi i kanabisit në listën e barnave mjekësore dhe fenomeni i tullumbaceve me helium, përplasën mazhorancën dhe opozitën në Komisionin e Ligjeve. 

Deputetët demokratë ngritën shqetësimin për përdorimin e poroksistit të azotit në bare pa asnjë kontroll dhe faturë, teksa kërkuan ndërhyrje nga Ministria  e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, ligjvënësit opozitarë akuzuan qeverinë se po përdor komisionet parlamentare për të cilësuar kanabizimin si lëndë të lejuar mjekësore.

Si argument për  futjen e kanabisit në listën e bimëve mjekësore, Zv.ministrja e Shëndetësisë Entela Ramosacaj, përdori përditësimin e listës sipas konventave, ndërsa për bombolat me helium tha se Ministria e Shëndetësisë nuk ka vakum ligjor.

Pavarësisht debateve dhe kundërshtive, projektligji “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” kaloi me 9 vota pro, 4 kundër dhe 2 abstenim ndërsa edhe u propozua që lista e barnave të ndryshojë sipas listës së konventave sa herë që Shqipëria bën pjesë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco