Berisha: Asgjë nuk provon humbjen e opozitës, të gjitha provojnë vjedhjen e votës

Berisha: Asgjë nuk provon humbjen e opozitës, të gjitha provojnë vjedhjen e votës

19:34, 02/10/2023
A+ Aa A-

Për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, asgjë nuk provon humbjen e opozitës, por të gjitha faktet në raportin e OSBE-së, provojnë vjedhjen e votës.

‘Në një votë të kontrolluar, siç thotë qartësisht raporti i OSBE/ODIHR, në një votë të blerë, siç thotë qartësisht blerje masive, në një votë në terror, siç fakton raporti, nuk ka asgjë që mund të provojë humbjen e opozitës.

Të gjitha këto provojnë vjedhjen e votës.

Për ata që mendojnë se Edi Rama nuk i vodhi zgjedhjet dhe i fitoi ato, ata nuk bëjnë gjë tjetër përveçse përligjin vjedhjen dhe kjo është katastrofë.

Unë u drejtohem atyre që janë të interesuar për votën e lirë. Ata janë të paktën 600 mijë që nuk u ndikuan nga asnjë masë dhe votuan në misionin e tyre të ri.

Të ngrihemi kundër këtij regjimi dhe ne do përgatitemi për një lëvizje të qëndrueshme me qëllimin më madhor, që shqiptarët të votojnë të lirë si popujt e tjerë të rajonit’, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha për gazetarët jashtë parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco