Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Schwarz: Ç’ka po ndodh në kufi me Kosovën të kujton atë që ndodhi në Ukrainë, Putini po përzihet

Schwarz: Ç’ka po ndodh në kufi me Kosovën të kujton atë që ndodhi në Ukrainë, Putini po përzihet

14:08, 01/10/2023
A+ Aa A-

 

Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Schwarz vlerëson se ajo çka ndodh në kufirin Kosovë-Serbi ia kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta.

Schwarz këto komente i bëri me anë të një postimi në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

Deputeti gjerman potencoi se në lidhje me këtë Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga Bashkimi Evropian.

“Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ka ndodhur në vitin 2022 në kufirin me Ukrainën. Putin sigurisht që përzihet në këtë. Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga BE-ja. Tani këtu është diplomacia”, shkroi Schwarz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco