Berisha uron Kler Çaku-n për fitoren: Ylli i Europës, sukses i jashtëzakonshëm!

Berisha uron Kler Çaku-n për fitoren: Ylli i Europës, sukses i jashtëzakonshëm!

22:44, 30/09/2023
A+ Aa A-

Kler Çaku është shpallur kampione Europe, duke regjistruar një sukses të madh në shahun shqiptar.

Çaku ka arritur ta fitojë këtë çmim pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve në Kampionatin e Rapidit, i cili u zhvillua në Slloveni. 13-vjeçarja ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion, ku përballë kishte vajza deri në moshën 14-vjeçare.

Për fitoren e 13-vjeçares ka reaguar dhe kryetari i opozitës, Sali Berisha. Në një postim në rrjetin social "Facebook", Berisha ka uruar shahisten shqiptare për këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Kler Çaku, super ylli i Europës!

Shahistja shqiptare 13 vjeçare, Kler Çaku shpallet kampione Europe në shah për vajzat deri në moshën 14 vjeç. Urimet më të përzemërta kampiones Kler Çaku, super yllit të Europës për suksesin e jashtëzakonshëm! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco