Basha përjashtoi 11 deputetë nga grupi, Boçi: Vendimi absurd i radhës, po zvogëlohet si figurë

Basha përjashtoi 11 deputetë nga grupi, Boçi: Vendimi absurd i radhës, po zvogëlohet si figurë

08:30, 29/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në në A2 CNN, deputeti Luçiano Boçi komentoi vendimin e PD-së zyrtare, e cila ka përjashtuar 11 deputetë nga grupi parlamentar.

Sipas saj, përjashtimi i 11 deputetëve nga grupi parlamentar është formalizimi i një vendimi të marrë kohë më parë, në kohën kur Gazment Bardhi ka qenë Sekretar i Përgjithshëm.

Boçi u shpreh se Basha nuk mund të marrë vendime të tilla me një kryesi, e cila nuk është e njohur ligjërisht. Ai theksoi edhe njëherë tjetër se Basha kërkon ta ndajë PD-së

“Një vendim i çuditshëm për kohën dhe mënyrën si erdhi, por për mënyrën dhe sjelljen e Bashës nuk është i çuditshëm pasi në vendimet e tij ka një fill absurdi, moskoerencë politike. Edhe kur ka qenë kryetar vendimet e tij vuanin nga absurditeti, pasoja të cilat i ka vuajtur dhe vazhdon ti vuaj. Basha është shumë fraktar, kërkon të ndajë PD-në, të marrë atë pjesën e vet, të ketë një parti të tijën personale dhe në bazë të kësaj partie të plotësojë ato interesa që ka pasur dhe të tjerë që i ka tani.

Basha nuk mund të marrë vendime të tilla me një kryesi, e cila nuk është e njohur ligjërisht, pasi ka dalë si pjesë e një kuvendi që nuk është i regjistruar. Pjesa e shpjegimeve të tjera nuk përputhet shumë sepse për Bashën shpjegimet duket sikur nuk shkojnë. Arsyeja e Bashës është kaq personale dhe kaq absurde sa sado të mundohemi të gjejmë arsye nuk do ta sqarojnë arsyen se pse u bë ky përjashtim. Mungesa e koherencës e bën Bashën një figurë që zvogëlohet gjithnjë e më shumë të zvogëlohet para opinionit”, tha Boçi në A2 CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco