Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Zv/kryeministrja e Kosovës: Propozimet e Ramës pa vlerë, ai nuk mendon më mirë se ata që ka zgjedhur populli i Kosovës

Zv/kryeministrja e Kosovës: Propozimet e Ramës pa vlerë, ai nuk mendon më mirë se ata që ka zgjedhur populli i Kosovës

21:48, 28/09/2023
A+ Aa A-

Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla dha një deklaratë për kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se para se të japë rekomandime duhet të konsultohet me politikanët e miqtë nga Kosova.

“Unë nuk kam motër, ashtu si Kosova dhe Shqipëria, do të mendohesha mirë para se të jepja këshilla. Kosova nuk ka partnerë më të afërt se sa Shqipëria. Është e vështirë të pranosh që kryeministri shqiptar mendon ndonjëherë ndoshta edhe më mirë se sa përfaqësuesit e zgjedhur të qeverisë së Kosovës. Kosova ka dëshmuar ditën e dielë që është përgjegjëse të mbrojë sovranitetin e saj në çdo cep. Kryeministri shqiptar apo kushdo tjetër në Shqipëri para se të japë rekomandime që i drejtohen botës, duhej të këshillohej me politikanë e miq, që të nxirrte konkluzione. Gjë që nuk ka ndodhur, nuk kemi pasur kontakt lidhur me këtë ”, u shpreh Gërvalla.

Propozimi i Ramës ishte që KFOR të qëndrojë në veri të Kosovës dhe të marri nën kontroll kufirin. Gërvalla shtoi se policia e Kosovës është e aftë të ruajë territorin e saj, dhe se e vërtetoi fuqinë e saj.

“Nuk ka asnjë dilemë që institucionet janë të afta për të ruajtur sovranitetin. Policia e Kosovës nuk ka qenë hakmarrëse, as ndaj terroristëve, as ndaj manastirit, por përkundrazi, kanë shkuar në shtëpitë e qytetarëve dhe u kanë dhënë ushqim.  Nuk ka asnjë dilemë. Janë të afta institucionet të mbrojnë sigurinë e vendit”, tha zv kryeministrja.

“Pozitë dhe opozitë duhet të jemi unikë nga ajo që kërkojmë nga ndërkombëtarët, në mënyrë që t’i realizojmë së bashku”, shtoi ajo./tch

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco