‘Kosova nën sulm’/ Limaj: Jemi të shqetësuar! E diela, fillimi i një faze të re! Duhet çmontuar skenari i Vuçiç

21:06, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ftuar në Çim Peka Live ka folur për situatën në të cilën ndodhet Kosova pas sulmit terrorist serb të së dielës në 24 shtator.

Limaj ka vlerësuar organet e sigurisë së Kosovës si dhe partnerët, ku sipas tij kanë pasur informacione për organizimin e një grupi paramilitar serb në Veri dhe se kanë qënë në krye te detyrën duke sjellë dhe një reagim të shpejtë.

Sipas Limaj, Policia e Kosovës ka dhënë një rast dhe mundësi që sjellja e saj në terren i ka dhënë mundësi diplomacisë dhe politikës së Kosovës që ta ketë një mundësi që duhet ta shfrytëzojë maksimalisht në rezultate.

Gjithashtu Limaj e quajti sulmin e të dielës fillimin e një beteje të re dhe se shteti i Kosovës duhet të jetë shumë i kujdesshëm për ta zbërthyer dhe çmontuar skenarin e Vuçiçit.

‘Mos harroni territori i Republikës së Kosovës është sulmuar. Është sulmuar shteti i Kosovës. Kosova është nën sulm nën agresion dhe ne jemi të shqetësuar sepse kjo gjë po ndodh në vendin tonë’, u shpreh Limaj.

Limaj: Situata në Kosovë shumë e vështirë dhe sfiduese dhe dita e diel ishte një moment i jashtëzakonshëm sfidues për organet e sigurisë dhe shtetin e Kosovës.

Policia e Kosovës ka dhënë një rast dhe mundësi që sjellja e saj në terren i ka dhënë mundësi diplomacisë dhe politikës së Kosovës që ta ketë një mundësi që duhet ta shfrytëzojë maksimalisht në rezultate.

Aty çdo gjë ka qënë shumë e mundur me ardh para një masakre. E montuar e parapregatitur për ta viktimizuar skenarin e Vuçiçit për ta bërë gjoja realitet.

Gjithë organet e sigurisë jo vetëm policia në bashkëpunim me partnerët tanë kanë pasur informacion për atë që po pregatitej. Organet e sigurisë kanë qënë në krye të detyrën dhe prandaj ka ardhur reagimi i shpejtë.

Vrasja e policit, heroit tonë Afrim Bunajku ka qënë momenti ku përfundimisht e çmontoi të gjithë projektin e kësaj njësie paramilitare dhe reagimi i shpejtë i policisë e ka ndaluar dhe çmontuar projektin e kësaj njësie paramilitare. E ka izoluar dhe aty është çmontuar i gjithë projekti serb.

Përzgjedhja e grupit paramilitar të manastirit të Banjskës atë pikë atë vend për tu stacionuar dhe që aty të fillonte të zhvillohej një projekt.

Tani jemi në një betejë tjetër. Dita e dielë ka qënë fillimi i një faze të re dhe shteti i Kosovës duhet të jetë shumë i kujdesshëm për ta zbërthyer dhe çmontuar skenarin e Vuçiçit.

Mos harroni territori i Republikës së Kosovës është sulmuar. Është sulmuar shteti i Kosovës. Kosova është nën sulm nën agresion dhe ne jemi të shqetësuar sepse kjo gjë po ndodh në vendin tonë.

Kjo është fillimi i një faze të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco