VIDEO/ Kamberi: Vuçiç kërkon të destabilizojë rajonin

20:08, 28/09/2023
A+ Aa A-

Deputet i Luginës së Preshevës Shaip Kamberi ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç synon të destabilizojë vendet e rajonit.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri TV, Kamberi tregon se Serbia, i vetmi vend në Europë përkrahë Rusisë,  së fundmi me anë të kishës serbe tentoi destabilizimin e Malit të Zi.

“Aleksandër Vuçiç përkundër flirtimit të cilin perëndimi e ka bërë me të në dy vitet e fundit, përkundër tolerancës që e ka treguar ndaj tij ka vazhduar të mbetet miku kryesor i Rusisë dhe i vetmi shtet në Ballkan dhe në Europë  i cili nuk ka vendosur sanksione ndaj federatës ruse për shkak të agresionit në Ukrainë dhe i cili përmes projektit djallëzor bota serbe po ndikon në destabilizimin e rajonit, po ndikonë në destabilizimin drejtëpërdrejtë me aksionet terroriste në Kosovë, ka ndikuar përmes kishës serbe në destabilizimin  e Malit të Zi dhe në vazhdimësi në dy vitet e fundit, përmes marionetës së tij po ndikon edhe në destabilizimin e Bosnjës dhe themeleve të saj të lindura në Dejton , pra, atje është bashkësia ndërkombëtare.

Mendoj se është koha e fundit ti thojë  STOP reagimeve dhe agresionit të tij që po e bën në shtetet e rajonit.”

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco