Faktet që lidhin Elisa Spiropalin me inceneratorët

Faktet që lidhin Elisa Spiropalin me inceneratorët

18:52, 28/09/2023
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fakti se Elisa Spiropali kishte lidhje me inceneratorët dhe njerëzit e aferës së shekullit. Ministrja e Edi Ramës e mohoi, sulmoi ish-kryeministrin, u bë debat politik, por faji mbeti jetim.

Lind pyetja: A ka lidhje vërtetë Elisa Spiropali nëpërmjet familjarëve të saj me njerëzit e inceneratorëve?

Le t’i marrim me radhë.

Sipas këtij dokumenti, i cili është pjesë e dosjes hetimore të SPAK-ut, bashkëshorti i Elisa Spiropalit është zoti Salarjon Tota, i cili figuron ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellësit të Fierit, Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve.

Ai ka pasur këshilltar ligjor nga data 14 janar 2013 deri në gusht të 2014-ës, për gati 20 muaj shtetasin Klodian Zoto.

Image

Si lidhet? Mjafton ky dokument për të akuzuar Elisën që është e lidhur apo nuk është e lidhur me inceneratorët?!

Fakti është që bashkëshorti i saj ka pasur këshilltar Klodian Zoton dhe çfarë ndodh?

Është pikërisht ujësjellësi i Bashkisë së Fierit që i jep një kompanie, ku është bashkëpunëtor dhe aksioner edhe vetë Klodian Zoto, një tender prej miliona eurosh, që ka të bëjë me matësit e ujit të pijshëm për Bashkinë e Fierit, gjatë kohës që drejtor ka qenë sërish Salarjoni.

Sipas të dhënave të publikuara edhe nga CNA, rezulton se shoqëria “Teo Alb”, e regjistruar në gusht të vitit 2010, në pronësi të kompanisë “TEOTEC Telecomunication”, ku është bashkaksionere kompania “Sportel”, ku ka qenë administrator Klodian Zoto dhe aksioner është gjithashtu kompania “FMO”, e themeluar po nga Klodian Zoto.

Image

Pra, Salarjon Tota, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, nga të dhënat zyrtare tregohet se i ka dhënë një tender prej 3.5 milionë eurosh për vendosjen e matësve, për një periudhë 5-vjeçare, kompanisë “M”. Kontrata është 391 milionë lekë. Të dhënat janë tashmë të administruara edhe nga SPAK-u.

Image

Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë pasur përfitime direkte apo indirekte nga tenderë apo prokurime të bëra në Bashkinë e Fierit.

Më tej, edhe pse CNA ka denoncuar më parë dhe faktet kanë dalë në dritë, kur Salarjoni, bashkëshorti i Elisës, ka pasur këshilltar Klodian Zoton, ne kemi gjetur edhe një të dhënë tjetër nga kompania “Teo Alb”, është e dhjetorit të 2014-ës, ku administratori Konstantinos Aloupis jep një letër reference, por këtë herë ai e jep letrën për Stela Gugalljën. Stela Gugallja është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, "trurit" të inceneratorëve.

Pra, ka një letër reference nga kompania, e cila ka fituar tenderin prej 391 milionë lekësh të rinj, përafërsisht 4 miliardë lekë, për matësit e ujit për 5 vjet në ujësjellësin e Bashkisë së Fierit, që drejtohej nga Salarjon Tota, burri i Elisa Spiropalit.

Image

Ky i fundit kishte pasur këshilltar Klodian Zoton, i cili është themelues dhe aksioner te zinxhiri i kompanive dhe “Teo Alb” i jep letër reference Stela Gugalljës.
Këtu kemi të bëjmë me burrin e Elisës, me këshilltarin e burrit të Elisës, që është Klodian Zoto, me kompaninë që fiton matësit rreth 4 miliardë lekë të vjetër, ku sërish përfshihet Klodian Zoto dhe kjo kompani i jep një vërtetim Stela Gugalljës.

Stela Gugallja është personi që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit. Në Elbasan është nënkontraktor Klodian Zoto me ITS-në e tij sërish.

Burri i Elisa Spiropalit dhe Elisa vetë duket se kanë qenë të lidhur në të gjithë zinxhirin e njerëzve të inceneratorëve.

Ministrja nuk mund ta mohojë kurrsesi këtë lidhje, bashkëshortin e saj që ka pasur këshilltar Klodian Zoton, njerëzit dhe kompanitë e tij që përfitojnë miliona euro për matësit e ujit dhe gjithashtu daljen e Stela Gugalljës, bashkëjetueses së Mirel Mërtirit, “trurit” të inceneratorëve, me letër reference nga kompania që ka fituar tenderin e ujësjellësit gjatë kohës që drejtohej nga bashkëshorti i Elisa Spiropalit.

Skema është e qartë.

Njerëzit e inceneratorëve kanë qenë te ujësjellësit, kanë ndërtuar kompani, kanë qenë këshilltarë ligjorë të jashtëm, kanë marrë tenderë në institucionet ku kanë punuar, kanë fituar më pas koncesionet e inceneratorëve.

Nuk është krejt e rastësishme që në Bashkinë e Fierit pak kohë më vonë shpallet emergjenca dhe ndërtohet inceneratori i dytë në Shqipëri, i cili në fakt ende nuk ka përfunduar dhe pak ditë më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dha vendimin për dënimin e Klodian Zotos, Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe bashkëpunëtorëve të tyre në korrupsion në ndërtimin e inceneratorëve të Fierit, që vjen pas skemës së matësve të ujit, ku tashmë qartë, me dokumente dhe fakte del bashkëshorti i Elisa Spiropalit me këshilltar Klodian Zoton që fiton tenderin e matësve të ujit dhe kompania fituese i jep letër reference Stela Gugalljës të inceneratorit të Elbasanit.

Skema është mjaft e qartë. Dokumentet dhe faktet i keni të detajuara./ CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco