Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Neza: Tekstet e Ramës dekurajojnë Kosovën dhe inkurajojnë Serbinë

18:54, 28/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza e ka cilësuar deklaratën e sotme të kryeministrit Rama për vetëvendosjen e Veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it si një shtyerje ndaj Serbisë për përçarje të Veriut.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, Neza ka deklaruar se Rama po kërkon vazhdimisht të ndezë debate që tregojë ashiqare vendimin e tij kundër Kosovës

“Së pari, propozimi për vendosjen e forcave të KFOR-it në veriun e Kosovës cenon sovranitetin aktual të Kosovës. 

Po tenton të shpërndaj konfliktin dhe për ta bërë një konflikt në një front mundësisht sa më të gjërë midis serbëve dhe shqiptarëve  i cili është një argument që do të shkonte në favor të Vuçiçit ose do të përdorej më fortë nga Vuçiç për ndarjen e  Veriut , ose edhe rikthimi tek modeli i ndarjes së vitit 2018-2019, model i cili është rrëzuar.

Rama ka përdorur 2 tekste në 10-të vitet e tij si kryeministër, vartësisht prej kush qeveris në Prishtinë. Në kohën kur ishte Thaçi  ka pasur një tekst tjetër i cili në një farë mënyre i shkonte pas tekstit të Thaçit  ndërsa në kohën kur ka qeverisur qoftë lidhja demokratike e Kosovës, qoftë kur ka qeverisur Vetvendosja ai ka një tekst tjetër i cili nuk ka lidhje fare me çështjet e Kosovës ose nuk i vete për mbarë politikës në Kosovë. Zoti Rama ka vazhdimisht argumente të cilat dekurajojnë Prishtinën dhe inkurajojnë  Geogradin. Është e çuditshme shumë kjo gjë. 

Ai thotë të zbatohet kjo marrëveshja e cila është tani në tavolinë sa më shpejtë të jetë e mundur sepse mund të prodhojë marrëveshje tjetër më të keqe dhe më tutje, në ekstrem fare, se do të ketë një luftë ku do të prodhohen  një stok viktimash. Mendoj se i gjithë teksti i kryeministrit të Shqipërisë  është një tekst i cili inkurajoj Beogradin në qëllimet e veta, nuk është një tekst i cili i vjen për shkak të romantizmit ose të debulesës së komplekseve që ka ai ndaj patriprizmit të shqiptarëve  vet zoti Rama për t’i shprehur  vazhdimisht.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco