VIDEO/ Murati: Rama mban qëndrime të dëmshme për Kosovën, ai fajëson vetëm Prishtinën

18:50, 28/09/2023
A+ Aa A-

Për gazetarin Erl Murati, qëndrimet e Edi Ramës janë të dëmshme për Kosovën.

Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meccon në SYRI TV, Murati u shpreh se Edi Rama, në qëndrimet e tij fajëson gjithmonë Kosovën për incidentet dhe zhvillimet me Serbinë.

‘Edi Rama mban qëndrime të dëmshme për Kosovën. Tani nuk janë as qëndrime të baraslarguara sepse me qëndrimet e tij prej muajsh, në mos vite, ai e vendos qeverinë e Kosovës në një pozitë të vështirë.

Në sytë e faktorit ndërkombëtar del sikur shqiptarët e përfaqësuar nga Edi Rama dhe serbët e përfaqësuar nga Aleksandër Vuçiç e duan këtë pajtimin e madh mes dy kombeve, por janë ca plangprishës në Prishtinë të cilët e pengojnë.

Në qëndrimet që ka mbajtur në thelb ai fajëson Kosovën, kur flet për vazhdimësi të dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve. Ai në një farë mënyre e shfajëson aktin terrorist që ka ndodhur në veri, duke thënë se meqë Kosova nuk zbaton marrëveshjet, këto gjëra do të vazhdojnë.

Është naivitet dhe këtu nuk është vetëm Rama, por edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar që edhe me krijimin e të ashtuquajturës Zajednicë, edhe me krijimin e komunave serbe, tensionet do ndalen dhe shqiptarët e serbët do të jetojnë në paqe. E kundërta është e vërtetë.

Nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, sigurisht që situata do të vazhdojë te jetë e njëjtë. Nuk do të ketë kurrë një qetësim nëse u jepet asociacioni dhe këtë na e tregon Bosnja.

Ata në Bosnje kanë më shumë se asociacion, kanë republikën Serpska dhe duan që ta bashkojnë me Serbinë’, u shpreh Erl Murati në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco