‘Kurti halë në sytë e Ramës’/ Koka: Kërkesa për rikthimin e KFOR-it në Veri, nderi më i madh për Vuçiç

18:32, 28/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Bledian Koka ka folur për zhvillimet në Kosovë dhe deklaratat e përbashkëta të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç për vendosjen e KFOR-it për të marrë në kontroll Veriun.

Koka ka theksuar se kryeministri Albin Kurti është halë në sy të Edi Ramës dhe se kërkesa e Kryeministrit të Shqipërisë për rikthimin e KFOR-it në Veri të Kosovës është nderi më i madh që mund ti bëhej presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

‘Rikthimi i KFOR-it për të marrë në kontroll veriun e Kosovës vë në pikëpyetje aftësinë e shtetit të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe institucionet e Kosovës për të zbatuar ligjin në të gjithë territorin e Kosovës praktikisht për të vënë në pikëpyetje aftësinë e Kosovës për të ekzistuar si shtet.

Dhe ky është proçka më e madhe, provokimi më i madh dhe nderi më i madh që Edi Rama mund ti bënte sot Aleksandër Vuçiç për të qënë njëzëri me të’, u shpreh Koka.

Koka: Deklaratat e zotit Blinken i njohu autoritetin Policisë së Kosovës për ta menaxhuar situatën në të gjithë territorin e Kosovës, që do të thotë edhe në veri të Kosovës. Policia e Kosovës e arriti këtë fitore. Ndërkohë kemi këto zhvillime shumë të rëndësishme dhe këto i japin kredo politike Albin Kurtit, halës në sy të Edi Ramës.

Edi Rama që nga data e ngjarjes e deri më sot ka mbajtur tre qëndrime të ndryshme. Ditën e ngjarjes kur akoma Policia e Kosovës ishte akoma nën sulmin e terroristëve të Serbisë, Rama doli me propozim për konferencë kdërkombëtare dhe njëherë është bërë konferencë kdërkombëtare siç ishte ajo e Rambujesë duke vënë në pikëpytje pavarësinë e Kosovës, e dyta është rreziku që me një konferencë ndërkombëtare i jep një vend dhe Rusisë të jetë dhe të negociojë edhe për Ukrainën edhe për Donbasin edhe për Kosovën që me shumë gjasë mund të jetë pjesë e këtij destabiliteti që rrënjët dhe kryefjalën e ka në Moskë dhe në Kremlin.

Duke parë që të gjitha këto lëvizje shkojnë si kredo jo vetëm për Albinin se kjo është gjëja e fundit e rëndësishme por kredo për hapjen e syve për ndërkombëtarët se Kosova është viktima dhe jo Serbia.

Pikërisht ky njeriu sot u rikthye te një tezë që Rama e tha sot por e përsëriti dhe Vuçiç por ndërkohë Vuçiç e tha që ditën kur ndodhi ngjarja. Ndodhi ngjarja, shau policët e Kosovës mori në mbrojtje terroristët dhe tha të kthehet KFOR-i të mbështesi këtë.

Rikthimi i KFOR-it për të marrë në kontroll veriun e Kosovës vë në pikëpyetje aftësinë e shtetit të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe institucionet e Kosovës për të zbatuar ligjin në të gjithë territorin e Kosovës praktikisht për të vënë në pikëpyetje aftësinë e Kosovës për të ekzistuar si shtet.

Dhe ky është proçka më e madhe, provokimi më i madh dhe nderi më i madh që Edi Rama mund ti bënte sot Aleksandër Vuçiç për të qënë njëzëri me të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco