VIDEO/ Berisha: Ambrozia Meta ‘gozhdon’ përsëri Ramën! Pyetjet e gazetarëve i duken plumba

17:38, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ‘gozhdimit’ që i bëri gazetarja e SYRI-t Ambrozia Meta, Edi Ramës gjatë takimit të sotëm në Kryeministri, kur e pyeti në lidhje me zhvillimet terroriste në Kosovë dhe qëndrimin e tij kundër ndërkombëtarëve. 

Gazetarja Ambrozia Meta e gozhdon përsëri, por pyetjet e gazetarëve dhe reagimet e analistëve sot ai i quajti plumba’, shkruan Berisha në Facebook.

Debati:

Ambrozia Meta: Më duket se nuk e kuptuat pyetjen dhe nuk mora një përgjigje për ta kuptuar sepse tani ju jeni duke kritikuar ndërkombëtarët se nuk janë duke mbajtur një qëndrim të drejtë përballë kësaj situate, ndërkombëtarët edhe në precedentët e mëparshëm sepse rrëmbimi i 3 policëve ishte një lloj paralajmërimi, prap nuk kanë ushtruar një lloj presioni ndaj Serbisë por i kanë trajtuar palët njësoj. Pse ju nuk e keni mbajtur këtë qëndrim që në atë kohë por rreshtoheshit përkraj tyre dhe kritikonit Albin Kurtin duke anuluar edhe mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Rama: Edhe njëherë tjetër dhe e fundit se po abuzon me mikrofonin, dorëzoe mikrofonin tani se nuk ka më kohë, mos i merr kohë kolegëve se si gjithmonë po abuzon.

Një mijë herë të kthehem mbrapa një mijë herë të njëjtën gjë do bëj. I keni lëshuar të gjithë plumbat kundër regjimit./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco