'Sa mirë e fliska Vuçiç, shqipen!'

'Sa mirë e fliska Vuçiç, shqipen!'

14:07, 28/09/2023
A+ Aa A-

"Duke ndjekur në radio, konferencën e Ramës për Kosovën, mendova me vete: “Sa mirë e fliska Vuçiç, shqipen!”

Pastaj arrita në zyrë, hapa televizorin dhe ishte Rama. U zhgënjeva që Vuçiç nuk dinte shqip, por m’u rikonfirmua bindja se Rama mendon serbisht për Kosovën. Madje deri aty ku të dalë kundër Sekretarit Blinken për përgjegjësinë e sigurisë në Veri.

Blinken tha: Policia e Kosovës është subjekti i parë që ka përgjegjësinë e sigurisë në Kosovë!

Vuçiç dhe Rama: Jo policia e Kosovës, por KFOR të marrë në dorë sigurinë e Veriut!!!

Kaq e thjeshtë është…

*Shënim në FB i analistit Çim Peka, pak minuta pas konferencës për shtyp të Kryeministrit Edi Rama se “çfarë duhet bërë sot, që nesër konflikti i Banjskës të mos kthehet në një konflikt të armatosur në krejt veriun e Kosovës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco