Xhaferri: Rama konfirmoi se ka ndryshuar deklaratat por jo qëndrimet në raport me Vuçiç!

Xhaferri: Rama konfirmoi se ka ndryshuar deklaratat por jo qëndrimet në raport me Vuçiç!

13:37, 28/09/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Burimi i agresivitetit të Beogradit veç plogështisë së Brukselit, qëndron edhe në Tiranë, ku Kryeministri Edi Rama është partneri  strategjik i Aleksandër Vuçiç në projektin ogurzi për destabilizimin e Kosovës.

Rama, duke folur për gjakderdhje dhe luftë e skenare Donbasi u shpreh se KFOR duhet të marrë në dorëzim Veriun e Kosovës, kur në operacionin e fundit kundër terroristëve serbë Policia e Kosovës dëshmoi se është e aftë të menaxhojë një ngjarje të përmasave të tilla.

Kryeministri i një vendi si Shqipëria ku policia nuk menaxhon dot as katundet e Krujës, e ku krimi I shkakton çdo muaj bilanc lufte sa i përket të vdekurve, flet për pamundësi të shtetit të Kosovës për të menaxhuar  veriun e Kosovës, ku për fat të keq prej 2 dekadash kanë operuar disa prej grupeve kriminale më të rrezikshme në Ballkan.

Kreu i qeverisë shqiptare ka kërkuar në mënyrë tinëzare një tryezë dialogu ndërkombëtar për Kosovën dhe Serbinë, e normalisht që pjesë e kësaj tryeze më insistim të Serbisë do të jetë dhe Rusia.

Në këtë tryezë që propozon Rama, BE do ta përdorë Kosovën si plaçkë në raport me interesat dhe kunjukturat që lidhin Bashkimin Evropian me Rusinë, aleatë e përjetshme dhe strategjike te Serbisë. 

Pavarësisht qëndrimit nihilist të Edi Ramës faktori politik shqiptar në Tiranë, Shkup dhe Mal të Zi duhet të ketë një qëndrim të unifikuar në raport me zhvillimet Kosovë-Serbi, pasi sot kombi ynë është nën rrezen e rrezikut të Serbomadhisë. 

Narrativa e Aleksandër Vuçiçit është e njëjta me atë të vitit 1995, kur ishte Ministër Propagande i Millosheviçit, me dallimin e vetëm se ai nuk ka mësuar asgjë nga e shkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco