Rama kundër Blinken e pro Vuçiç/ DASH e konsideron Policinë e Kosovës si subjekt të parë për sigurinë në veri

Rama kundër Blinken e pro Vuçiç/ DASH e konsideron Policinë e Kosovës si subjekt të parë për sigurinë në veri

13:35, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u shfaq sërish hapur në krah të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur përsëriti në një konferencë për shtyp të njëjtën kërkesë që ishte bërë më parë nga kreu i shtetit serb.

Rama tha se KFOR duhet të marrë kontrollin e veriut të Kosovës. Para disa orësh, kjo kërkesë ishte artikuluar edhe nga Vuçiç.

Deklarata e tij shkaktoi mjaft zemërim jo vetëm në median sociale. 

Por Rama po ashtu mashtroi hapur, kur tha se edhe qeveria e Kosovës e kërkon një gjë të tillë.

Ndërkohë, kryeministri doli edhe kundër qëndrimit të mbajtur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. 

Në një qëndrim të mbajtur para dy ditësh, kryediplomati amerikan tha se Policia e Kosovës “ka përgjegjësi të plotë për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës”.

“SHBA-ja njeh dhe respekton rolin e Policisë së Kosovës si reaguesja e parë për situata të emergjencës dhe krizave”, tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni e vlerëson koordinimin e ngushtë me Policinë e Kosovës, misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe atë të NATO-s, KFOR, “veçmas për të ofruar siguri për civilët në vendngjarje”, duke shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë ta monitorojë situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco