Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Situatë alarmante! Tre mijë mësues jashtë profilit, Ndriçim Mehmeti: Askush nuk mban përgjegjësi

10:21, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kriza për mësues po ndihet në çdo shkollë të vendit ku janë afro 3 mijë arsimtarë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme janë jashtë profilit.

Kjo situatë ka sjellë një ‘kaos’ në shkollat e vendi,t pasi lëndët ekzakte siç janë: fizika, matematika, kimia e biologjia po zhvillohen nga mësues jo të këtyre profileve. Ish-ministia e arsimit, Evis Kushi ndonëse e kishte ngritur si shqetësim këtë fakt para lënies së detyrës, shohim se sërish edhe ky vit shkollor ka rinisur me këto probleme.

I ftuar mëngjesin e sotem në ‘Kafe Shqeto’ ishte Ndriçim Mehmeti, petagog dhe ekspert arsimi i cili herë pas herë kishte ngritur këtë problem në media duke na sjellë një realitet të hidhur të arsimit shqiptar.

Deklarata e tij:

Flavio: Prej kohësh keni lajëmruar se do të vinte një ditë e tiellë e tashme kjo ka ardhur, numrat janë dramatic personalisht ju si ndiheni?

Ndriçim Mehmeti: 'Keq shumë keq  pasi nuk mund të ndihesh mirë teksa thua që më doli fjala për këtë sepse është keqardhje se janë fëmijët tanë. Nuk ka rëndësi nëse fëmija është e këtij apo atij, në thelb janë të gjithë fëmijët tanë në kuptim që ne presim të ndërtojmë të ardhmen dhe ato keqedukohen, keqarsimohen dhe nuk kemi çfarë presim nga këta individë.

Ajo që thatë juve që kemi kohë, ju personalisht dhe televizioni juaj keni thënë me qindra herë do të kemi shkolla por nuk do të kemi as nxënës as mësues, pra vetëm fole që do të kthehen në vatër ku njeriu e ndjen veten më mirë. Në të gjitha vendet vatra më e ngrohtë pas shtëpisë ka qenë shkolla, aty ku takoheshin, dëgjonim mësuesin me ato capkëllëqet tona dhe kokëfortësinë tona ndaj një mësuesi apo një tjetri.

Por në fund të fundit kemi pasur kënaqësinë që kemi pasur shkollën. Tani po të vish në këtë kohë ku nuk kemi mësues fizike apo biologjie, që është tendeca më kryesore edhe inteligjenca arfificiale, as këtë ne nuk e kemi. Kemi lëndë kompjuterike, por nuk kemi mësues.

Nuk kemi mëues të gjuhës së huaj ku me ligj çdo nxënës duhet të dijë të paktën dy gjuhë të huaja ai nuk di asnjë, madje nuk di as gjuhën shqipe mirë dhe kjo është fatkeqësi'.

Klea.Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco