Rikthimi i TVSH-së godet arsimin shqiptar, Azizolli: Këshillat Bashkiak nuk i kushtojnë rëndësi kësaj çështje

Rikthimi i TVSH-së godet arsimin shqiptar, Azizolli: Këshillat Bashkiak nuk i kushtojnë rëndësi kësaj çështje

09:53, 27/09/2023
A+ Aa A-

Taksimi i arsimit për të mbështetur një sektor tjetër, si p.sh., hotelet, shihet si një qasje e gabuar nga ekspertët, pasi sistemet arsimore gjenerojnë kapitalin më të çmuar të një vendi, burimet njerëzore.

Rikthimi i TVSH-së në arsim vitin që vjen pritet të marrë nga sistemi privat rreth 110 milionë euro në vit, të cilat do të transferohen në tarifa më të larta për familjet e fëmijëve që kryesisht përfaqësojnë shtresën e mesme.

E ftuar ditën e sotme për të folur më gjatë rreth kësaj cështje ishte gazetarja Eriola Azizolli e cila u shpreh se Këshillat Bashkiak nuk po i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje e njëkohësisht nuk ka transparencë për shpenzimin e të ardhurave.

Intervista:

Flavio:Çfarë ka ndodhur me Këshillin Bashkiak të këtyre bashkive, pasi kur ka ekzistuar kjo taksë nuk ka pasur Këshilla Bashkiak megjithatë pas zgjedhje të 14-majit a ka diskutime për eleminimin e kësaj takse?

Eriola Azizolli: 'Në momentin e parë që ne e propozuam këtë shkrim të taksimit kishim një informacion të parë qytetarët e Tiranës, ishin ata të parët që paguanin taksën e arsimit dhe më pas duke kërkuar duke zgjeruar kërkimet tona kuptuam që nuk ishin të vetmit qytetarët shqiptarë ata që paguan taksat, po edhe e bashkive të tjera si: Kavajës, Kamza, Himarës, Beratit dhe Gramshit.

Nga llogaritjet e para që bëmë të paktën me Bashkinë e Tiranës, që është dhe më e madhja në vend rezultonte se qytetarët kanë paguar një taksë që është 45 milionë euro dhe ajo që ne kemi mësuar është kjo taksë është shtyrë edhe për tre vite dhe do të vazhdojë të paguhet deri në 23 Dhjetorin e vitit 2023.

Ajo që doja të theksoja është se Këshillat Bashkiak nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi kësaj çështje. Ajo që duket qartë është se bashkitë nuk kanë bërë investime të mëdha'.

Klea.Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco