Burimi: SPAK duhet t'i nxirte ujin e zi aferës Rama-McGonigal

18:55, 26/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV është shprehur se SPAK, me gjithë këto prova që janë nxjerrë në dritë nga afera McGonigal, duhet t’i nxirrte ‘ujin e zi’ kryeministrit Rama.

Sipas Burimit, nëse e marrim në kontekst global këtë aferë, për Ramën McGonigal kthehet në figuracion jete sepse është përfiton mbrojtje nga Amerika.

“Që në fillim të kësaj afere unë kam thënë që marrja e të paktën dëgjimit në aferën McGonigal , ishte guri i provës së SPAK-ut. Aso kohë nuk i dinim të gjithë këto gjëra kështu që sot që ky zotëri ka pranuar që ka shkuar në Shqipëri për tu pasuruar ilegalisht me me bashkëpunim me qeverinë shqiptare, sigurisht që SPAK-u duhet ti nxirrte ujin e zi. Por, po nuk e vendosëm këtë në një kontekst global do të harxhojmë emisione kot. SPAK-u sot bën pjesë në një kontekst që ja kanë lidhur duart  dhe unë do habisë publikun duke thënë që, me  çështjen McGonigal i kujtonim varrin politik Ramës, sot kthehet në siguracion jete për Ramën. Konteksti global është lufta e paparë në botën perëndimore midis dy kundërshtarëve politik, midis Trumb dhe Biden. 

Biden thotë dua gjithçka që të çojë Trump-in në burg  ashtu sikur Biden po përdor drejtësinë, sipas Trump, për ta eliminuar Trump-in në fushatë. Në këtë kontekst batalionët juridike të Trump kanë gjetur si pikën më të dobët, ‘thembrën e Akilit’ të Joe Biden, të birin e tij Hunter Biden. Gjëja e parë që gjeti pikë të dobët ishte skandali ‘burisma’  në vitin 2014 ku ai fitoi miliona dhe Biden me grupin e tij kur bëhet president Trump akuzon Trump-in se kishte bërë presion tek drejtësia ukrainase që të anketojë Biden-in. Del tani çështja McGonigal, dhe këshilltarët e Trump-it po mbajnë në dorë diçka të artë në këtë luftë me Biden-in. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco