Çështja McGonigal/ Nador Bakalli: Ja çfarë i thamë kongresmenit Jim Jordan për Edi Ramën

Çështja McGonigal/ Nador Bakalli: Ja çfarë i thamë kongresmenit Jim Jordan për Edi Ramën

19:00, 26/09/2023
A+ Aa A-

Çështja McGonigal-Rama vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve të opinionit publik, edhe pse ish-shefi i zbulimit të FBI-së në Nju Jork, pranoi fajësinë për çështjen ku është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë diskutimit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Nador Bakalli nga lëvizja ‘Shqipëria e Lirë’ ka treguar detaje në lidhje me takimin që kanë zhvilluar në muajin Korrik me kongresmenin republikan në SHBA, Jim Jordan.

Jordan është drejtuesi i komisionit hetimor të çështjes së djalit të presidentit Joe Biden, Hunter Biden dhe pak ditë më parë i bënë një letër FBI-së në lidhje me çështjen ‘McGonigal-Rama’.

‘Fokusi jonë ka qenë që ta sulmonim këtë çështje nga ana politike. Ne i kemi thënë kongresmenit Jim Jordan, që vendi jonë, Shqipëria është bërë nga ky kryeministër një shesh ku luhet përsheshi ndërkombëtar. Pra është bërë një fushë beteje e influencave ndërkombëtare të padenja, dhe si kolateral për këto influenca kryeministri i vendit merr shpërblim, goditjen e opozitës së kohës.

Kjo është ajo që na ka shqetësuar.

Beteja jonë ka qenë dhe mbetet thellësisht parimore që të mos dalë nesër një tjetër i marrë që të shfrytëzojë resurset apo personat me influencë në shtetet e fuqishme që të godasin opozitës.

Ne i thamë kongresmenit që kjo çështje të ekspozohet nga ana politike që të mos ndodhë më në një vend të vogël si Shqipëria. Ne do të kemi edhe takime të tjera në Kongres dhe beteja jonë do të fokusohet tek pjesa politike e problemit’, tha Nador Bakalli në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco