Dënimet për skandalin e djegësave/ Cakrani: U mbars mali dhe polli një mi!

13:29, 26/09/2023
A+ Aa A-

Avokati Kujtim Cakrani, ka komentuar dënimet për skandalin e djegësave, teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, në një lidhje me 'Skype'.

Avokati u shpreh se për këtë çështje ka pasur shumë masa sigurie, por SPAK dhe njëherë e vërtetoi, se nuk është në shërbim të qytetarëve.

" 'U mbars mali dhe polli një mi;, kjo është e gjithë historia", u shpreh Cakrani ndër të tjera.

SPAK-u dihej, por e vërtetoi dhe njëherë tjetër atë që ne kemi diskutuar që është një organ akuze i cili deri më sot nuk është ngritur në pritshmëritë e qytetarëve.

Nuk po them për dënimet apo pafajësitë që ka marrë por hetimet që kryen kjo strukturë e posaçme lënë shumë për të dëshiruar, qofshin këto nga ana e mbledhjes dhe përpunimit të informacionit apo qofshin nga impianti akuzator që ato çojnë në Gjykatë për të kërkuar pafajësinë apo kalimin e çështjes në gjykim.

Duhet t'kujtoj një gjë, që Zoti Bllako u lirua nga akuzat për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe ka mbetur vetem një shpërdorim i thjeshtë detyre.

Zoti Bllako kur është arrestuar atëherë nga SPAK-u është akuzuar se bashkë me punonjësit e bashkisë  Fier, ka falsifikuar dokumentacionin përsa i përket vendit kadastral në qytetitn e Fierit, ku është ndërtuar sot Landfilli ose inceneratori që nuk punon.

Dhe,  dua t'ju kujtoj se për këtë kanë protestuar dhe banorët e zonës dhe ata banorë zone sot janë në ndjekje penale ose janë me dëshmi penaliteti si fajtorë për faktin se kanë protestuar në lidhje me veprimet e qeverisë, e cila ju ka zaptuar tokat, etj etj.

Pra, dua të them se për të gjitha këto kemi pasur shumë masa sigurie dhe në fund fare,''u mbars mali e polli një mi''.

Kjo është e gjithë historia!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco