SYRI TV/ ITS e Zotos sërish nën sekuestro për borxhin 90 mln lekë

12:53, 26/09/2023
A+ Aa A-

Pas kompanive që administrojnë inceneratorët, Gjykata e Vlorës  ka vënë nën sekuestro kompaninë e Klodian Zotos që do të ndërtonte landfillin e Sherishtës. Sipas dokumenteve, kompania Integrated Technology Service është vënë në sekuestro për shkak se rreth 90 milionë lekë fatura të papaguara ndaj palëve të treta.

SYRI TV

Landfilli i Sherishtës në Vlorë ka mbetur në mëshirë të fatit, pas shpalljes në kërkim të biznesmenit Klodian Zoto, i cili fitoi tenderin sekret me vlerë 10 milionë euro për ndërtimin e vend-depozitimit të mbetjeve të qytetit. 

Së fundmi, kompania “Integrated Technology Service” e Zotos është vendosur sërish nën sekuestro, për detyrime financiare të pashlyera. 

Shoqëria “Start 07”, e cila ishte nënkontraktuar nga Zoto për të ruajtur dhe siguruar perimetrin e zonës së punimeve të landfillit të Sherishtës, ka më së paku 9 muaj që nuk është paguar. 

Pak ditë më parë, një zyrë përmbarimore urdhëroi Qendrën Kombëtare të Biznesit që të bllokojë kuotat e kompanisë së Klodian Zotos, në zbatim të një urdhri të Gjykatës së Vlorës. 

Trupa gjykuese me kryesues Dorina Stroka ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit për 9 fatura të papaguara nga Zoto për llogari të kompanisë së policisë private, me një shumë totale prej rreth 90 milionë lekë të vjetra. 

Sipas vendimit gjyqësor, kompania ‘Start 07” rezulton se nuk është paguar për shërbimin e kryer në periudhën korrik 2022 - mars 2023. 

Kompania “Integrated Technology Service” dhe një tjetër italiane fituan në qershor të vitit 2020 tenderin me vlerë 10 milionë euro për ndërtimin e landfillit të Sherishtës. 

Vepra duhet të ishte ndërtuar në vitin 2021, por deri më tani ende nuk është përfunduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco