Vendimi i GJKKO-së për inceneratorin e Fierit, Shehaj: Skandaloz, paratë duhet t'i ktheheshin popullit!

Vendimi i GJKKO-së për inceneratorin e Fierit, Shehaj: Skandaloz, paratë duhet t'i ktheheshin popullit!

12:38, 26/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka vendosur të dënojë më 6.8  vite burg Lefter Kokën, ish-ministrin e Mjedisit, të shpallur fajtor për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Vartësi i tij ish Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë Mjedisit Alqi Bllako u dënua 2,8 vite burg.  GJKKO dënoi me me 8 vite burg biznesmenin Klodian Zoto i cili vijon të jetë në arrati së bashku me Mërtirin dhe Stela Gugallen.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia, duke i shpallur të pafajshëm për akuzat e ngritura, zëvendës presidentin e FSHF, Arben Dervishi, Arjola Kodrën dhe Juri Imerajn.

 Me shërbim prove janë dënuar 5 nga të pandehurit, përkatësisht Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

Për të folur për këtë çështje ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në 'Kafe Shqeto' ekspertja e ekonomisë, Brisieda Shehaj. 

Shehaj u shpreh që vendimi i djeshëm ishte një vendim skandaloz duke renditur arsyet. 

'U dënua Klodian Zoto por ndërkohë kompania e tij, ITS, e cila ka kryer të gjitha veprimet dhe e cila mban të gjitha paratë dhe asetet të këtij individi, u shpall e pafajshme për të gjitha veprat dhe nuk u sekuestrua. Pra u sekuestruan këto kompanitë e vogla satelit që u përdorën, por nuk u sekuestrua kompania mëmë dhe kryesorja që është ITS, paratë dhe asetet e kësaj kompanie duhet ti kalonin taksapaguesve shqiptarë. Për mua ky është  vendim skandaloz, por jo për faj të gjykatës por për faj të hetimeve të mangëta.' u shpreh Shehaj për Kafe shqeto

Kafe Shqeto: Çfarë do të thotë për shkak të hetimeve të mangëta?

Shehaj: Në këto dy vite unë kam lexuar për inceneratorin më shumë se ç'kam lexuar dhe studiuar në 16 vite arsimim. Është një skemë e cila do përqëndrim dhe do angazhim. Por në dy vite kur unë individ i vetëm kam mundur të lexoj aq, një prokuror duke parë rëndësinë e dosjes do të kishte patur mundësi të lexonte shumë më shumë. Mos të harrojmë një fenomen që është shumë  i përhapur tashmë në të gjitha vendimet e GJKKO-së në lidhje me veprimet e SPAK-ut. Kemi në vendimin e Elbsanit të shkruajtur nga gjyqtari paraprak që i thotë: zotëri për inceneratorin  e Elbasanit keni veprime hetimore të mangëta. Në dosjen e Fierit është po e njëjta gjë. Gjykata që gjyqtari paraprak për momentin që prokurori ka thënë kanë mbaruar hetimet dhe duhet të kalojë çështja në gjykim një ndër pikat kryesorë të kësaj gjykate në vendim është: keni veprime hetimore të mangëta. E njëjta gjë në dosjen e Arben Ahmetajt: keni veprime hetimore të mangëta. E njejta gjë në dosjen e Sterilizimit: keni veprime hetimore të mangëta. Pra kemi një prokurori e cila nuk po çon siç duhet provat dhe faktet në GJKKO për të dënuar këta njerëz. Mos harrojmë Alqi Bllako është shpallur dje i fajshëm vetëm për shpërdorimin e detyrës. Vepra e tij korrupsioni që lidhet me punësimin babait të Alqi Bllakos, me një rrogë marramandëse, krahasuar me rrogat e tjera që janë në inceneratorin e Tiranës për atë vepër dhe ajo shtëpia e famshme që iu bllokua në 'Rrugën e Elbasanit' dje janë kthyer me vendim Gjykate zotit Edmond Bllakos, babait të Alqi Bllakos. Pra po flasim për një sërë veprimesh dhe ndërkohë ky sistemi i drejtësisë ka dhe një individ tjetër që quhet Artur Metani i cili është drejtues i inspektoratit, i cili heton dhe monitoron gjithë punën e prokurorisë, por jo vetëm. I cili duhet të kishte marrë masa urgjente dhe duhet të kishte filluar hetimet administrative, më së pakti administrative sepse nuk dua të spekuloj se ka veprime të tjera. Por flasim për një kompani që është  ITS . Ne administrojmë dokumentacion që është e pamundur të mos e ketë administruar SPAK-u ku kompania e ITS është nënkontraktori që ka bërë gjithë punimet në Elbasan.  Kompania e ITS është nënkotraktori që ka bërë gjithë punimet në Fier, ITS është nënkotraktori që ka bërë deri në momentin që është bërë arrestimi në dhjetor të 2021 dhe fillimi i hetimeve është kompania që ka kryer gjithë kontraktimin dhe ndërtimet që janë bërë në inceneratorin e Tiranës për të mos folur edhe për diçka tjetër që kjo kompani ka shumë asete se një pjesë të mirë të kontratave dhe dherave me subjektet private për të depozituar dhe dherat në landfill janë kryer nga kjo kompani duke përdorur kontrata kleringu dhe vetëm në një rast ka përfituar shtatë apartamente në Don Bosko. Pra do të kishte shumë mundësi SPAK të kryente hetimet. Ky prokuror i Fierit që sot ka dosjen dhe të Tiranës do të kishte pasur mundësi që taksapagueseve shqiptarë t'i kthehesh një pjesë e mirë e parave ose të themi 10% i parave. Se me thënë të drejtën me kaq pasuri sa kanë vjedhur ata do marrë Klodian Zoto dënim edhe në Tiranë, do marrë Klodian Zoto dënim edhe në Fier do të shkojë edhe në Gjykatë të Lartë do të qëndrojë dënimi maksimal. Klodian Zoto merr një pasaportë tjetër dhe me këto dhjetra, qindra, milionë euro që këta kanë marrë e nuk bëhet fjalë vetëm për inceneratorët, por këta kanë marrë fonde dhe në Ujsjellësa edhe tendera në OSHE, Ministrinë e Financave, Ministrinë e  Turizmi. Se ne i harrojmë këto, kanë marrë nënkontraktime dhe në rrugë kështu që me këto qindra milionë euro që kanë marrë e bëjnë arratinë si zotëri, sa Dubai, sa Maldive në këto vende që nuk kanë ekstradime më pas. Janë miliardierë me taksat tona. Pra ky vendim është një vendim skandaloz që tregon sa të mangët e kemi punën e një pjese të SPAK-ut që vepron në mënyrë të tillë.

Ndiqni intervistën e plotë të Brisieda Shehajt: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco