SYRI TV/ Ministrat e Ekonomisë të BE dhe BP në një tryezë, Rama: Më 16 tetor diskutojmë planin e mbështetjes

12:33, 26/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri  Edi Rama mbajti  fjalën e tij, në ministerialin e ministarve ekonomikë të BE dhe Ballkanit Perëndimor duke I kërkuar Europës që fjalët premtuese ti  kthejë në vepra. Ministeriali u mblodh në prag të samitit të Procesit të Berlinit, ku pritet të diskutohet mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Syri tv

Në prag të samitit  të procesit të Berlinit, ministrat e ekonomisë të Ballkanit Perëindor dhe BE, u mblodhën në Tiranë, në ministerlialin e euroballkanit. Fjalën hapëse e mbajti kryeministri edi Rama,  I cili  theksoi rëndësinë e samiti,  të 16 tetorit që do mbahet në Tirane, duke kërkuar nga Bashkimi Europian, të mbajë premtimet për mbështetje konkrete ndaj vendeve të Ballkanit perendimor.   

Gjërat kanë ndryshuar dhe në shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje shumë më të fortë dhe janë më syhapur për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për BE.Sot BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Samiti do duhet të diskutojë për diçka krejt të re që 5 vjet më parë ishte e papërfytyrueshme, planin e ardhshëm të BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor duke u hapur në disa mënyra që do të na sjellin më pranë BE-së, ndërkohë që sa i përket procesit të integrimit në bazë meritash çdo vend duhet të bëjë detyrat e veta. Është koha për të ecur së bashku përpara dhe për t’u siguruar që nga fjalët premtuese të kemi vepra premtuese.

Rama deklaroi se pavarësisht që ende ka ccështje të pambyllura në rajon, e vetmja mënyrë për t’u marrë vesh është bashkëpunimi, duke theksuar se sa më të forta të jenë urat mes vendeve të Ballkanit perendimor,  aq më e mirë  është hapësira për të trajtuar edhe çështjet më të vështira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco