Osmani: Kosova do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrim Bunjaku!

Osmani: Kosova do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrim Bunjaku!

11:33, 26/09/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcolli edhe sot një mesazh të fortë në nderim të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut, i cili dha jetën në përleshjet me bandat kriminale serbe që kryen një tjetër agresion në Kosovë.

"Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku, - shkroi Osmani në Fb krahas fotografive. - Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi.

Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!" - ishte thirrja me të cilën e përmbylli, mesazhin e saj Vjosa Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco