Tahiri: Borell dhe Lajçak të japin dorëheqje, BE të ndëshkojë Serbinë

Tahiri: Borell dhe Lajçak të japin dorëheqje, BE të ndëshkojë Serbinë

10:49, 26/09/2023
A+ Aa A-

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ajo ka bërë me dije se pas ngjarjeve të fundit në veri, BE-ja duhet të reagojë edhe ndaj Serbisë.

Në profilin e saj në “Facebok, Tahiri shkruan se BE-ja tani duhet ta sanksionojë edhe Serbinë.

“Borell dhe Lajçak në çfarë planeti jane, duhet të japin doreheqje pas sulmit hegjemon të Serbisë ndaj Kosovës. Tash BE-ja duhet ta suspendojë Serbine e terroristëve nga integrimi evropian; të shkarkojë dy ndërmjetesuesit. Kosovën e ndëshkuan kur bëri gabime, tash pa ndëshkuar Serbinë, thirrjet për vazhdimin e dialogut nuk kanë asnje kuptim”, shkruan Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco