VIDEO/ Berisha: PD mbështet pa rezerva të drejtën e Kosovës për mbrojtjen e integritetit territorial

10:33, 26/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi sot një video nga mesazhi i tij pas aktit terrorist në Kosovë.

“Partia Demokratike mbështet pa rezerva, të drejtën e Autoriteteve të Kosovës për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit,” shkruan Berisha.

“Sulmi i djeshëm në Manastirin e Banjskës ishte fillimi i  kryengritjes së armatosur të organizuar nga Beogradi për hapjen e një konflikti të ri në rajon.

Për Partinë Demokratike të Shqipërisë dje, rajoni ynë përjetoi ngjarjen më të rëndë në fushën e sigurisë që nga përfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës.

Edi Rama së pari, nuk shprehu ngushëllime për policin e rënë në krye të detyrës, sikur në Banjskë, po ndodhte një përleshje midis banda dhe banditësh.

Së dyti, duke besuar se kryengritja nuk do të shtypej nga policia e Kosovës, përsëriti me urgjencë kërkesën e Beogradit për konferencë ndërkombëtare vetëm e vetëm për të zhbërë arritjet 23-vjeçare të Kosovës në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë dhe për të hapur dyert për uljen e Rusisë në këtë tavolinë, kërkesë kjo sin ekuanon e Serbisë,” theksoi Berisha një ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco