'100% e ka korruptuar McGonigalin'/ Bushati: Si ka mundësi që Rama ka mbështetjen e ambasadës amerikane

22:45, 25/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, analisti Andi Bushati foli edhe për megaaferën Rama-McGonigal dhe zhvillimet e fundit në gjyqin që po zhvillohet në ShBA.

Bushati theksoi se 100% Rama ka korruptuar dhe përdorur McGonigalin dhe që nga shkurti nuk ka shqiptarë me mend në kokë që nuk e ka kuptuar.

Analisti krijoi nota humori duke thënë që disa mundohen të jenë pozitivë, thonë që ‘i zoti Rama, bir k*rve që bleu dhe amerikanin’, por që nuk thotë njeri që nuk bleu Rama McGonigalin.

Pyetja që ngriti Bushati qëndron se edhe kur dihet se Rama me Duçka me Neza dhe me të gjithë këta bashkë e bleu McGonigalin, atëherë si vazhdon dhe ka mbështetje nga Ambasada Amerikane?

Bushati: 100% Rama ka korruptuar dhe përdorur McGonigalin. Që nga shkurti nuk ka shqiptarë me mend në kokë që nuk e ka kuptuar. Opinioni ndahet që, ca që duan të jenë pozitivë thonë, i zoti ky, bir k*rve ky bleu dhe amerikanin, ca thonë që bleu dhe kjo është gjë e keqe. Nuk thotë njeri që nuk bleu Rama McGonigalin. Kur kjo është e mirëqënë që Rama me Duçka me Neza me tuçka me të gjithë këta bashkë e bleu atëherë si vazhdon dhe ka mbështetje nga Ambasada Amerikane?/ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco