Salianji: Reagimi i autoriteteve në Kosovë ishte shumë profesional

21:53, 25/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi anëtari i Komisionit të Sigurisë, Ervin Salianji i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, komentoi situtën e trazuar në veri të Kosovës dhe konkretisht mbi temën ‘Kosova nën sulm, pse hesht Rama?’, ku solli në kujtesë, se Rama ka tentuar në disa raste të mbrojë dhe zbusë imazhin e Vuçiç.

Ndërsa, reagimi i autoriteteve kosovare sipas Salianjit ishte shumë profesional.

Pavarësisht qëndrimeve të papjekura të kryeministrit apo ndonjë pritshmërie të ndyshme qoftë të Ramës apo Serbisë, reagimi i Policisë dhe reagimi i shtetit të Kosovës ishte profesional, pati një vendosje të sovranitetit dhe tregoi se ka një kontroll të plotë edhe në zona që në të kaluarën mund të ketë pasur diskutime publike që nuk hyn dot, lista serbe e kështu me radhë.

Dhe rasti tregoi po ashtu se me qëndrimet e Aleksandër Vuçiç investimin e Serbisë për të krijuar konflikt.

Nuk është vetëm në Kosovë, e ke kudo ku ka serbë, e ke gjithandej të njëjtën tentativë të tij për të krijuar këtë situatë.

Por nga ana tjetër kemi një zbutje, një tentativë të Ramës për t’i zbutur imazhin Aleksandër Vuçiçit. 

Sjell këtu parsysh dhe një deklaratë tjetër ku Rama në takime të larta me përfaqësues të BE ju thoshte atyre se si duhet të silleshin me Vuçiç . Pra, mos e vendosni nën presion Aleksandër Vuçiçin për t’i vendosur sanskione Rusisë. I mbani  mend këto qëndrime?

Pra, po ta shikosh në tërësinë e saj, del qartë që këtu ka një interes që luhet për pushtet mes dy njerëzve që kanë interesa pushteti dhe nuk ju intereson as interesi kombëtar dhe asnjë lloj interesi tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco