Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

SYRI TV/ Djegësi i Fierit, gjykata jep verdiktin: 6,8 vite burg për Lefter Kokën

14:45, 25/09/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dha vendimin sot për 21 të akuzuarit lidhur me aferën e inceneratorit të FIerit. GJKKO vendosi të dënojë më 6.8  vite burg Lefter Kokën, ish-ministrin e Mjedisit dhe 2,8 vite, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Ministrie Alqi Bllakon, që në zgjedhjet e 2021 u zgjodh deputet i PS. Biznesmeni në arrati Klodian Zoto u dënua  8 vite  burg.

Nga SYRI TV

Gjykata e Posaçme ka vendosur të dënojë më 6.8  vite burg Lefter Kokën, ish-ministrin e Mjedisit, të shpallur fajtor për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Vartësi i tij, ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë Mjedisit Alqi Bllako u dënua 2,8 vite burg. 

GJKKO dënoi me me 8 vite burg biznesmenin Klodian Zoto i cili vijon të jetë në arrati së bashku me Mërtirin dhe Stela Gugalljen.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia, duke i shpallur të pafajshëm për akuzat e ngritura, zëvendës presidentin e FSHF-së, Arben Dervishin; Arjola Kodrën dhe Juri Imerajn.

Me shërbim prove janë dënuar 5 nga të pandehurit, përkatësisht Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022, prej ku sipas SPAK, rezultonte se për këtë incenerator janë paguar 4 milionë euro për punën që nuk është kryer, ndërkohë që zyrtarët e përfshirë në aferë i kishin shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prek 60 milionë lekësh të reja , përmes skemës së mashtrimit.

Lefter Koka -  6.8 vite vite burg

Alqi Bllako-  2.8 burg

Klodian Zoto – 8vite burg

Pellumb Abeshi-  3/2 vjet 4 shërbim prove

Florian Muçaj-  3/2 vjet  lirohet, mbaron dënimi

Azem Shatëri-  3/2 vjet lirohet, mbaron dënimi

Erjon Murataj-  3/2 vjet

Sabina Cenameri-  3/2 vjet 4 shërbim prove 

Arben Dervishaj-  pafajësi

Loran Dusha - 4.8 vite burg

Arjola Kodra-  pafajësi

Arbër Denizi- 4.8 vite burg

Juri Imeraj-  pafajësi

Regan Merdani- 3/2 vjet, 4 shërbim prove

Gentian Zifla - 3/2 vjet, 4 shërbim prove

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën në muajin dhjetor të vitit 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco