Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Përfundon numërimi i votave në Kukës/ Ja rezultati përfundimtar

Përfundon numërimi i votave në Kukës/ Ja rezultati përfundimtar

12:35, 25/09/2023
A+ Aa A-

Socialistët kanë shpallur fitoren në zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit.

Kandidati Albert Halilaj  ka marrë 13026  vota, ndërsa Emri Vata i koalicionit të djathtë 7429 vota, ndërsa 327 fletë janë të pavlefshme.

Në zgjedhjet e së dielës në bashkinë Kukës votuan mbi 45 përqind e zgjedhësve, ndërsa nuk u shënuan incidente.

Pjesëmarrja është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku morën pjesë 52. 79 përqind e zgjedhësve.

Zgjedhjet në Kukës u zhvilluan pas videoskandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet, ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me nje vajze në ambientet e zyrës së bashkisë. Pas publikimit të kësaj video, Gjici u arrestua dhe ndodhet në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco