Ilir Meta: Lavdi Afrim Bunjakut!

Ilir Meta: Lavdi Afrim Bunjakut!

09:56, 25/09/2023
A+ Aa A-

Ish-Presidenti Ilir Meta ka shprehur sot nderimin dhe mirënjohjen e tij për dëshmorin me të ri të Kosovës, rreshterin e Policisë Afrim Bunjaku, vrarë nga grupet kriminale serbe.

“Përulemi me nderim dhe mirënjohjen më të thellë për dëshmorin e rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e lirisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku!  Lutjet tona sot janë për të! Lavdi”, shkruan Meta në Fb.

Dje, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco