Lajçak: Ditëve në vijim do të punoj në gjetjen e një rruge përpara

Lajçak: Ditëve në vijim do të punoj në gjetjen e një rruge përpara

09:40, 25/09/2023
A+ Aa A-

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të punojë në gjetjen e një rruge përpara.

Lajçaku e ka quajtur akt frikacak sulmin e së dielës në veri të Kosovës, ku si pasojë mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe dy të tjerë të lënduar.

“Akti i tillë frikacak i dhunës është thellësisht shqetësues dhe është në kundërshtim me vetë parimet e paqes dhe bashkëpunimit. Zemra ime është për viktimat, familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Ky sulm i tmerrshëm thekson më tej domosdoshmërinë e diplomacisë dhe dialogut parandalues, nënvizuar gjatë javës së kaluar, kur mora pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në margjinat e OKB-së, fola me drejtues dhe kolegë të shumtë nga e gjithë bota. Në një mënyrë apo tjetër, të gjithë theksuam rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit”, ka shkruar ai në Facebook. “Në ditët në vijim, do të fokusohem plotësisht në gjetjen e një rruge përpara”, ka shtuar Lajçaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco