Ambasadori serb në Washington akuzon Kurtin në

Ambasadori serb në Washington akuzon Kurtin në "X" dhe bën 'TAG' të gjitha mediat e mëdha botëtore

22:52, 24/09/2023
A+ Aa A-

Ambasadori i Serbisë në Washington ka hedhur një status në rrejtin social 'X' (Twitter) ku akuzon Albin Kurtin për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kosovë.

Propaganda viktimizuese e Serbisë është një makineri tepër e zhvilluar, dhe kjo bie në sy në rastin e postimit të Gjuriç, i cili ka etiketuar (Tag) të gjitha mediat e mëdha botërore në postimin e tij propagandistik.  Ndër mediat që Gjuriç ka bërë tag jan “Foreign Policy”, “CNN”, “Bloomberg”, “VoA”, “Politico” etj, ku ka shkruar se “përgjegjës për gjakderdhjen e sotme është (Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti”.

“Albin Kurti mban përgjegjësi për gjakderdhjen e sotme në veri të Kosovës. Serbia dënon pa mëdyshje dhunën në të cilën u vranë së paku katër serbë dhe një shqiptar i Kosovës (të paktën dy serbë u vranë nga zjarri snajper) dhe bën thirrje për veprim urgjent nga bashkësia ndërkombëtare”, ka shkruar Gjuriq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco