VIDEO/ Bledian Koka: Ajo që ka  ndodhur sot në Kosovë është një akt i pastër terrorist, Vuçiç nuk ndryshon....

VIDEO/ Bledian Koka: Ajo që ka ndodhur sot në Kosovë është një akt i pastër terrorist, Vuçiç nuk ndryshon....

20:50, 24/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në studion e Syri Tv për të folur për situaten në Kosovë ka qenë gazetari Bledian Koka.

Ai tha se “për policinë e Kosovës këta njerëz janë grupe kriminale që duan të vënë në pikëpyetje shtetin e Kosovës”.

“Vuçiçi tha se sa të jem unë Serbia nuk ka për ta njohur kurrë shtetin e Kosovës”. Koka tha se, “ky ishte një mesazh edhe për ambsadorin e SHBA në Beograd”.

“Ajo që ka  ndodhur sot në Kosovë është një akt i pastër terrorist”.

“Dalja e Vuçiç tregon se situata është delikate dhe e gjithë përpjekja e faktorit ndërkombëtar  që mundohen ta trajtojnë Kosovën e cila është viktima, koncesionet shkojnë në favor të Serbisë”.

“Vuçiç është auori sot doli dhe beri avokatinë  grupeve serbe”.

“Faktori ndërkomëbtar duhet ta ndryshojë qëndrimin ndaj tij”, tha Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco