Shefi i EULEX dënon sulmin në Veri: Të gatshëm të përkrahim maksimalisht institucionet e Kosovës!

Shefi i EULEX dënon sulmin në Veri: Të gatshëm të përkrahim maksimalisht institucionet e Kosovës!

16:16, 24/09/2023
A+ Aa A-

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas sulmit me armë në veri të Kosovës duke thënë se është i tmerruar nga kjo ngjarje dhe se është i gatshëm për të përkrahur institucionet e Kosovës.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes së policit i cili humbi jetën në krye të detyrës dhe duke i uruar shërim të shpejtë edhe dy të plagosurve. Barbano gjithashtu tha se ata po e monitorojnë situatën nga afër.

“Ngushëllimet më të thella për familjen e zyrtarit policor që vdiq në detyrë. I uroj shërim të shpejtë dy policëve tjerë të lënduar. EULEX-i, si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, është i angazhuar plotësisht dhe po e monitoron nga afër situatën në vendin e ngjarjes e është i gatshëm për të përkrahur institucionet e Kosovës në masën maksimale të mundshme, në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjitha komunitetet, në koordinim të ngushtë me KFOR-in”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco