Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

Sulmi i armatosur në Kosovë/ Oliver Varhelyi: Mbështesim KFOR-in dhe EULEX-in! Hetim të plotë

Sulmi i armatosur në Kosovë/ Oliver Varhelyi: Mbështesim KFOR-in dhe EULEX-in! Hetim të plotë

15:16, 24/09/2023
A+ Aa A-

Komisioneri i Lartë për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar në lidhje me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Veri, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe dy të tjerë u plagosën.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Oliver Varhelyi dënoi sulmin duke kërkuar që dhuna të ndalojë menjëherë.

Varhelyi theksoi mbështetjen për punën e KFOR-it dhe EULEX-it në terren, duke bërë thirrje për një hetim të plotë!

Reagimi i plotë:

Dënoj me forcë sulmin kundër Policisë së Kosovës në veri. Dhuna të ndalojë menjëherë. Shpreh ngushëllimet më të thella familljes së policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ne mbështesim punën e KFOR-it dhe EULEX-it në terren dhe bëj thirrje për një hetim të plotë!

 

I strongly condemn the attack against #Kosovo Police in N🇽🇰. Violence has to be ceased immediately✋

I send my deepest condolences to family of 🇽🇰Policeman died this a.m. & ëish a fast recovery to injured. Ëe support the ëork of EULEX&KFOR on ground as ëe call for full investig.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco