Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta takim në institutin IFIMES në Lubjanë

VIDEO-SYRI TV/ Denoncimi i PD për Topojanin, Celibashli shmang përgjigjen

15:04, 24/09/2023
A+ Aa A-

Punonjësit e bashkisë së Kukësit u bëjnë presion dhe intimidojnë votuesit në Kukës që votën të ua japin atyre.

Partia Demokratike denoncon këtë rast me foto në te cilat duke njësia administrative Topojan edhe pse ditë e diel sot është e hapur si zyrë.

Kjo njësi administrative është pranë me qendrën e votimit.

Shkelje të tilla janë vrenjtur gjatë ditës së sotme në qendra të ndryshme votimi në Kukës. Gazetari i Syri televizion, Fatjon Gjinaj, pyeti për këtë rast, Komisionerin Ilirjan Celibashi, i cili monitoroi nga afër zgjedhjet e pjesshme në Kukës, por Celibashi u shmang në lidhje me denoncimin, duke u shprehur se nuk kishte informacion dhe nuk ishte verifikuar nga KQZ.

Celibashi u shpreh gjithashtu se nëse njësia administrative është e hapur në ditën e zgjedhjeve, kjo është shkelje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco