FOTO/ Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 14:00 pjesëmarrja 29.15%

FOTO/ Zgjedhjet në Kukës, deri në orën 14:00 pjesëmarrja 29.15%

14:46, 24/09/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale për bashkinë e Kukësit.

Në garë janë dy kandidatë, Emri Vata për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Albert Halilaj për Partinë Socialiste.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së, mësohet se deri në orën 14:00 për kryetarin e ri të bashkisë Kukës, kanë votuar 29.15 % e votuesve.

Image

Krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ka një rënie pak më shumë se 8%. Në 14 maj, deri në orën 14:00 kishin votuar 37.99 % e votuesve.

Gjatë ditës janë vërejtur shkelje të shumta nga drejtorë të bashkisë, doganierë, administrata dhe zyrtarë të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco