Vrasja e policit në Kosovë/ Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Akti kriminal, kërcënim për stabilitetin e rajonit

Vrasja e policit në Kosovë/ Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Akti kriminal, kërcënim për stabilitetin e rajonit

12:07, 24/09/2023
A+ Aa A-

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani iu është bashkuar reagimeve për sulmin terrorist të serbëve në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

Në reagimin e tij, ministri Hasani ka dënuar sulmin, teksa theksoi se akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit.

Reagimi:

Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës.

Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur.

Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë.

Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco