Vrasja e policit/ Berisha: Sulm terrorist në Liposaviq, i organizuar nga ultranacionalistët e Beogradit

Vrasja e policit/ Berisha: Sulm terrorist në Liposaviq, i organizuar nga ultranacionalistët e Beogradit

11:39, 24/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si sulm terrorist vrasjen e policit në veri të Kosovës.

Me një reagim në Facebook, Berisha shkruan se polici ra në krye të detyrës dhe dënon me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të sponsorizuar nga ultranacionalistët në pushtet të Beogradit

Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Sulm terrorist në Liposaviq ndaj policisë së Kosovës. Bie në krye të detyrës një polic dhe plagoset një tjetër.

Të dashur miq,

Banda kriminale serbe në Liposaviq kanë ekzekutuar me atentat një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Duke u përulur me nderim të thellë para sakrificës sublime të policit që ra në krye të detyrës dhe shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij, uroj shërim të shpejt të policit të plagosur dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit. Uroj që autorët e këtij akti të përballen me ligjin me të gjithë forcën e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco