Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vrasja e policit, reagimi i SHBA: Dënojmë sulmet e orkestruara ndaj policisë

Vrasja e policit, reagimi i SHBA: Dënojmë sulmet e orkestruara ndaj policisë

10:46, 24/09/2023
A+ Aa A-

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar pas ngjarjeve në veri të vendit.

Hovenier ka shkruar se dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.

‘PK ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës’, ka shkruar Hovenier.

Edhe ambasada e SHBA-ve, ka lëshuar një deklaratë ku ka dënuar këtë ngjarje tragjike.

‘Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës’, thuhet në deklaratën e ambasadës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco