DOKUMENTI/ Gjyqi në SHBA: 26% e procesit për Ramën, kryeministri braktiset nga Blinken dhe Eskobar

DOKUMENTI/ Gjyqi në SHBA: 26% e procesit për Ramën, kryeministri braktiset nga Blinken dhe Eskobar

11:07, 23/09/2023
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku.

Nga 31 pika të diskutuara në seancë në gjykatën amerikane dje, tetë ishin për Kryeministrin Edi Rama. Pra, rreth 26 përqind e procesit ishte “Rama.”

U braktis zyrtarisht Me gjithë lobimin për “show”-n në OKB, Edi Rama u braktis nga DASH dhe udhëheqja e SHBA në sesionin ku ai delironte. As Antoni Blinken, as Gabriel Eskobar nuk e barosën liderin, pjesë e akuzës së korruptimit të FBI.

Ish-ambasadorja Yuri Kim dhe Aleks Soros ishin ngushëllimet e Ramës aty ku gjendej në hotel.

Gjyqi në SHBA për McGonigal-Rama nuk ishte aq rozë sa e përcolli qeveria rozë e lobingjeve rozë të Tiranës, nën regjinë e të pandehurit të munguar Edi Ramës.

Drejtori kundërzbulues u deklarua fajtor për punët e tij në Shqipëri. Jo vetëm 225. 000 dollarët e marrë prej Nezës. Garanti për kthim borxhi ishte tjetër kush.

Takimet, dreka e darka, premtimet për biznes.

Marrja e investimeve, rindërtimeve, puseve të naftës, gjobave të biznesmenëve, prokurorëve, gjyqtarëve, deputetëve, ministrave.

Kompani ruse e kineze.

Hetimi i kontrolluar i lobuesit Nik Muzin dhe nisja e çështjes në ngarkim të Lulzim Bashës.

Bërja e dosjeve për të çuar materialet me regji për listën e non gratave.

Organizatë e strukturuar gjobash dhe bërthamë përfituese e madhe ekonomie ku së paku janë tri agjentë të FBI, Charles McGonigal, Lui Bladel dhe Mark Rosini të përfshirë.

E gjenden disa biznesmenë të cilët kanë dëshmuar për Departamentin e Drejtësisë. Kjo ngjarje e korruptimit nga Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza, u cilësua në senatin amerikan nga prokurori i përgjithshëm Merrick Garland, cënim i Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Jim Jordan, kreu i Komitetit Hetimor të Kongresit pohoi se do të marrin materialet e fshehura për nëntë muaj nga FBI.

Janë së paku 8 mijë faqe përgjime. Aty është edhe Edi Rama me gjithë premtimet e shpërblesat si dhe kërkesat e paligjshme të tij.

Pyetja enigmë: po SPAK?!

Ligji i detyron të nisin procedim penal në ngarkim të Kryeministrit Rama.  Por deri tani Rama po i ndalon.

Prokuroria e Posaçme dëshmon pavarësi nga ligji e varësi nga qeveria me këtë pafuqi të bërjes së detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco